SGAL/NET
Sherbimet Elektronike te Bankes Societe Generale Albania, jane sherbime nepermjet te cilave ju mund te kryeni veprime si dhe te merrni informacion me siguri te larte teknologjike ne llogarite tuaja, sado larg bankes te ndodheni!
Keto sherbime jane:
- SGAL/NET
- SGAL/SMS
SGAL/NET - Banka nepermjet kompjuterit tuaj!
Tashme me produktin SGAL/NET, banka eshte aty ku jeni dhe ju! Vetem me nje klikim (versioni Shqip ketu; versioni Anglisht ketu) ajo vjen tek ju me te gjitha veprimet dhe informacionin e mundesuar nga kompjuteri.
Udhezuesit e Perdorimit
- Perdoruesit e produktit SGAL/NET nepermjet Fjalekalimit dhe Emer Perdoruesi mund te shkarkojne Udhezuesin e Perdorimit ketu.
- Perdoruesit e produktit SGAL/NET nepermjet Kartes Smart dhe kodit PIN mund te shkarkojne Udhezuesin e Perdorimit ketu. Per te aksesuar ne menyre sa me te sigurte kete produkt nepermjet Kartes Smart dhe kodit PIN, nevojitet te instaloni nje program te vecante, te cilin mund ta shkarkoni nga adresa e Internetit qe do t'ju dergohet nga banka me poste se bashku edhe me manualin e instalimit.
SGAL/NET eshte nje produkt bankar elektronik, i cili ju jep mundesine e komunikimit me banken, nepermjet internetit. Direkt nga kompjuteri juaj ju mund te dergoni ne banke urdher pagesa dhe te merrni nxjerrje llogarie.
Perfituesit
- Individe, Emigrante, Student dhe kliente ne moshe aktive;
- Personat Fizike;
- SME;
- Korporatat, te cilet zoterojne nje llogari rrjedhese prane Bankes Societe Generale Albania.
Vlefshmeria
Sherbimi SGAL/NET qe aksesohet me emer perdoruesi dhe fjalekalimin nuk ka afat skadence. Ndersa sherbimi SGAL/NET qe aksesohet me fjalekalimin dhe Smart Card duhet te rinovohet cdo 3 vjet.
Sherbimet e ofruara:
Per Llogarite Rrjedhese ne monedhe vendase dhe te huaj:
- kontroll i gjendjes se llogarise dhe transaksioneve;
- transferim fondesh ne depozite pa afat (vetem ndermjet llogarive te te njejtit klient);
- urdherim pagesash brenda Bankes;
- urdherim pagesash brenda Bankes me konvertim
- urdherim pagesash brenda vendit;
- urdherim pagesash brenda vendit me konvertim
- urdherim pagesash jashte vendit
- urdherim pagesash jashte vendit me konvertim.
- pagese faturash te personalizuara ne favor te kompanive publike si: UKT, CEZ, VODAFONE, AMC, EAGLE MOBILE, ALBTELEKOM.
- pagese faturash ne favor te perfituesve te tjere publike
- produkti SGAL/NET ofrohet ne link te dedikuar ne gjuhen angleze. Klikoni ketu per te hyre ne kete link.
- urdherim transfertash ne favor te tatim-taksave;
- transferim fondesh midis disa llogarive rrjedhese te te njejtit klient;
- Dergim/marrje e mesazheve nga klientet tek/prej bankes per pyetje rreth e-banking
Per Depozitat Elastike ne monedhe vendase dhe te huaj:
- Kontrolli i gjendjes dhe transaksioneve;
- Transferim fondesh ne llogarine rrjedhese (vetem ndermjet llogarive te te njejtit klient)
Per Depozitat me Afat ne monedhe vendase dhe te huaj:
- Kontrolli i gjendjes;
- Printimi i veprimeve te kryera.
Ofrohen dy menyra per ta aksesuar produktin: me Smart Card dhe kod PIN dhe Emer Perdoruesi dhe Fjalekalim*. Ne rastet e perdorimit te Smart Card banka ju pajis gjithashtu me “Smart Card Reader”.
Dhe jo vetem, ne ju ofrojme:
- Nivel te larte sigurie gjate identifikimit, te drejta individuale te perdoruesit dhe fjalekalimit, etj
- Ruajtja e te dhenave ne formate standarte, te cilat mund te eksportohen dhe te transferohen ne programe te tjera;
- Asistence dhe mbeshtetje teknike.
Avantazhet e klientit
- Produkti eshte lehtesisht i perdorshem per te administruar llogarite;
- Sherbim 24 ore ne dite, 7 dite ne jave pa qene e nevojshme paraqitja ne banke;
- Menyre komode, e sigurte dhe transparente per kryerjen e veprimeve bankare;
- Kursen kohe dhe para.
Komisionet
Tarifat dhe komisionet mund t'i gjeni ne Kushtet e punes ne fuqi.
Disa keshilla per perdorimin e sigurt te SGAL/NET:
- Asnjehere te mos ia komunikoni Emer Perdoruesin dhe Fjalekalimin tuaj personave te trete perfshire ketu dhe stafit te Bankes Societe Generale Albania
- Banka Societe Generale Albania nuk do tju kontaktoje asnjehere nepermjet email-it apo telefonit per tju kerkuar Emer Perdoruesin dhe Fjalekalimin tuaj, apo tju rekomandoje ndonje adrese te cilen ju mund ta perdorni per te bere pagesa nepermjet SGAL / NET
- Banka Societe Generale Albania nuk do tju kerkoje asnjehere te perdorni sherbimin SGAL / NET per te pergatitur nje transaksion per aresye testimi.
- Hyni ne sherbimin SGAL / NET vetem nepermjet faqes zyrtare te internetit te bankes
- Ne asnje menyre mos perdorni adresa te tjera ne internet te dergura tek ju neperjet email-it
- Mos hyni ne sherbimin SGAL / NET ne kompjutera public (si psh: Internet kafe etj.)
- Ndryshojeni fjalekalimin tuaj rregullisht dhe vendosni nje te ndryshem nga fjalekalimet e fundit qe keni perdorur
- Ju Lutemi te joftoni personin tuaj te kontaktit ne banke ne rastin e marrjes se emaileve te dyshimta
- Kurre mos e line kompjuterin tuaj te pambikqyrur kur jeni I lidhur ne sitin tone te internet banking. Sigurohuni qe te beni “logoff” per te perfunduar sesionin me internet banking.
- Klikoni mbi ikone e Logoff dhe mbylleni browser-in kur te dilni nga siti.
- Mbrotja nga Viruset, Sigurohuni qe kompjuteri juaj ka nje aintivirus te perditesuar qe te mund te zbuloje dhe fshije viruset. Gjithashtu duhet konsideruar dhe mbrojtja anti-spyware dhe filtrimi i SPAM-eve.
*Shenim: Ju informojme se per te gjithe ju qe hyni ne sherbimin e – banking nepermjet emerperdoruesit dhe fjalekalimit rregjistrimi paraprak i perfituesve mund te realizohet ne dy menyra:
- Menyra manuale: Nepermjet kesaj menyre ju pasi te beni rregjistrimin e perfituesve ne faqen e – banking duhet gjithashtu te shkoni ne degen me te afert te bankes per te firmosur formularin perkates. Vetem ne kete menyre mund te konfirmohet perfituesi I ri I shtuar nga ju.
- Menyra automatike: Kjo eshte nje menyre e re e regjistrimit te perfituesve. Nepermjet saj mund te realizohet nga ju vete regjistrimi dhe njekohesisht konfirmimi perfundimtar te perfituesve pa qene e nevojshme te paraqiteni me ne banke.
Si mund te aplikoni per menyren automatike te regjistrimit te perfituesve?
Klientet ekzistues te e – banking duhet te paraqiten ne banke dhe te plotesojne formularin perkates. Qe nga ky moment ata mund te regjistrojne automatikisht perfituesit e rij.
Instruksione:
Pasi hidhni te dhenat e perfituesit te ri ne faqen tuaj e – banking klikoni ne butonin e ri te shtuar ”Konfirmim nepermjet SMS OTP” dhe automatikisht do te merrni ne nr tuaj te celularit nje sms me nje kod sopecifik i cili pasi vendoset ne fushen perkatese konfirmon regjistrimin e perfituesit.
MOBILE BANKING
Banka vjen tek ju!
Cfare eshte Mobile Banking?
Mobile Banking eshte nje sherbim bankar i ofruar nga Societe Generale Albania nepermjet te cilit ju mund te:
- Merrni informacion mbi llogarite tuaja ne banke;
- Kryeni pagesa te ndryshme nga llogarite tuaja;
vetem nepermjet telefonit tuaj celular ne cdo kohe dhe ne cdo vend brenda dhe jashte Shqiperise, pa qene nevoja te jeni prezent ne ambientet e Bankes.
Si mund te aksesohet Mobile Banking?
Ky sherbim mund te aksesohet nga te gjithe aparatet celular nepermjet Web Browser. Duhet qe telefoni juaj celular te jete i lidhur me intenet-in, sherbim i cili ofrohet nga te gjithe operatoret telefonike.
Pasi celulari juaj te jete i konfiguruar me internetin ju mund te aksesoni sherbimin Mobile Banking nepermjet adreses elektronike: https://ebanking.societegenerale.al/mobile/
Gjithashtu ju mund te aksesoni mobile banking dhe duke hyre nga celulari juaj, gjithmone pas konfigurimit te internetit, ne faqen zyrtare te Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
Me pas ju duhet te kerkoni ne faqe sherbimin E-banking dhe pasi te klikoni aty, do te drejtoheni direkt ne adresen: https://ebanking.societegenerale.al/mobile/
Cfare ofron Mobile Banking?
Nepermjet Mobile Banking ju do te keni mundesi:
- Te aksesoni sherbimin nga celulari juaj vetem me Emer Perdoruesi dhe Fjalekalim
- Te merrni informacion lidhur me gjendjen ne llogari, dhe veprimet e kryera me te, ne monedhe vendase dhe te huaj;
- Te merrni nformacion lidhur me gjendjen e depozitave pa afat dhe veprimet e kryera me to, ne monedhe vendase dhe te huaj;
- Te urdheroni pagesa ndermjet llogarive personale;
- Te urdheroni pagesa brenda Bankes pa dhe me konvertim;
- Te urdheroni pagesa Kombetare pa dhe me konvertim;
- Te kryeni pagesa duke iu referuar formave te gatshme te ruajtura me pare;
- Te regjistroni paraprakisht perfituesit si dhe te kryeni pagesa te ndryshme ndaj tyre;
Gjithcka nga sherbimet e mesiperme do te realizohet vetem nepermjet perdorimit te celularit tuaj. Po nepermjet aparatit celular ju mund te:
- Ndryshoni fjalekalimin
- Perzgjidhni gjuhen (anglisht, shqip)
- Merrni informacion mbi perdoruesin
Cilat jane avantazhet e sherbimit Mobile Banking?
Te gjithe klientet e Societe Generale Albania qe zgjedhin dhe perdorin sherbimin Mobile Banking do te perfitojne nga grupi i avantazheve qe ky sherbim ofron:
- Kursim kohe; Nuk ka nevoje te shkoni ne nje dege te bankes sone apo te prisni ne dege per te kryer nje veprim apo per te marre informacion per llogarine. Gjithcka tani realizohet nga celulari juaj;
- Shpejtesi ne kryerjen e veprimit; Mos u shqetesoni me as per rradhet qe mund te hasni neper dege dhe as per oraret e punes te degeve te bankes; Gjithcka realizohet nga ju nepermjet celularit tuaj ne cdo moment qe ju e keni te nevojshem marrjen e informacionit apo kryerjen e veprimit.
- Nuk ka me arye te kufizoheni per te udhetuar; Tashme veprimet bankare mund ti kryeni dhe pa qene prezent ne Shqiperi, thjesht dhe shpejt nepermjet celularit tuaj;
Kontaktet:
Per cdo pyetje apo shqetesim lidhur me sherbimin E – Banking ju mund te telefononi ne: 0800 48 48 (vetem nga telefona fiks, telefonata eshte pa pagese), ose ne: 00355 68 40 12 121 ose 00355 69 40 12 121 (per telefonata brenda dhe jashte vendit)
Produkte & Sherbime » Klient Inidivide » SGAL/NET
Na kontaktoni