MAILING LIST
E-BANKING

KARTA E BIZNESIT

Profesionist edhe ne Finance!

Karte debiti MasterCard per te gjithe ju Profesioniste te vetepunesuar ose Persona Fizike. Mjafton te keni nje llogari biznesi ne monedhen LEK prane bankes Societe Generale Albania dhe pajisja me karten e debitit eshte me e lehte se cdo gje tjeter.

Sherbimet qe perfitoni nga pajisja me karten e debitit MasterCard:

  • Aksesoni ne cdo moment fondet ne llogarine tuaj te biznesit
  • Terheqje CASH nga llogaria juaj ne te gjitha ATM-te neper bote
  • Pagesa dhe blerje per llogari te biznesit tuaj ne te gjitha pikat e shitjes POS ne bote
  • Blerje ne Internet per llogari te biznesit tuaj
  • Informacion per gjendjen e llogarise ne te gjitha ATM-te e Societe Generale Albania

Karakteristikat e kartes:

  • Mundesi terheqje ne ATM brenda dhe jashte Shqiperise:
    • Limit i terheqjes - 30.000 Lek/dite
    • Numri i terheqjeve - pa limit
  • Pagesa ne POS brenda dhe jashte Shqiperise:
    • Limit i pagesave - 150.000 Lek/dite
    • Numri i pagesave - pa limit

Limitet e vendosura ne karten tuaj jane te percaktuara paraprakisht nga banka. Nese nevojat tuaja ditore per likuiditet jane me te larta, ju jeni te lire te ndryshoni keto limite dhe t'ia pershtatni nevojave tuaja.

  • Karta eshte e vlefshme per nje periudhe 36 mujore dhe rinovohet ne menyre automatike
  • Mundesi pajisje me disa karta te lidhura me llogarine tuaj te biznesit, te cilat mund te perdoren nga i gjithe stafi juaj qe ka te drejta ne llogarine e biznesit.
  • Limitet dhe te drejtat e perdorimit per secilen karte percaktohen nga ju

Siguria:

Karta e debitit MasterCard per biznese ju ofron sigurine e parave tuaja nepermjet teknologjise Chip dhe kodit PIN.

Ne nuk mjaftohemi me kaq, mendojme edhe per sigurine tuaj personale dhe per kete arsye karta juaj eshte e pajisur me siguracion qe ju ofron mbeshtetje financiare ne raste:

  • Aksidentesh brenda dhe jashte vendit
  • Vonesa ne fluturim ose ne mberritjen e bagazheve
  • Asistence Mjekesore
  • Anullim ose Shtyrje Fluturimi


Kursi këmbimit  25/05/2013
   Blerja  Shitja
USD / LEK 106.50 111.50
EUR / LEK 139.10 143.10
GBP / LEK 161.40 167.40
CHF / LEK 110.10 115.10
CAD / LEK 103.00 108.00
Libor USD 0.68589%
Libor Euro 0.37500%
BTH / LEK 5.90405%
 

Sherbime/Produkte

 
GJEJ DEGEN

Te gjitha te drejtat e rezervuara © Societe Generale Albania 2013