Comment are off

CEO i Societe Generale Albania i ftuar nderi në Panairin e Punës UET 2018

 

Panairi i Punës UET 2018 u mbajt më 31 Maj në Universitetin Europian të Tiranës, duke i ofruar studentëve të këtij universiteti një mundësi për të kontaktuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e të paktën 52 kompanive të ndryshme në vend. Qindra CV dhe intervista u bënë gjatë disa orëve të panairit në stendat e kompanive të pranishme, të cilat ofronin mundësi intershipi dhe punësimi në fusha të ndryshme.

Si i ftuar special në këtë panair ishte Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Societe Generale Albania, Z. Frédéric Blanc.

Ai përgëzoi jo vetëm traditën disavjeçare të Universitetit Europian të Tiranës, por edhe nismën e Programit 250+, ku UET dhe banka që ai drejton arritën një marrëveshje ndërmjet këtyre dy institucioneve.

“Kjo traditë e krijuar nga universiteti juaj na ndihmon më shumë ne si punëdhënës, në veçanti bankën Societe Generale Albania që të kthejmë më shumë vështrimin tonë drejt të rinjve, pasi ata jo thjesht janë e ardhmja për institucionet tona, por janë më të freskët dhe kanë një model të menduari që i përshtatet më shumë epokës digjitale që sa vjen dhe bëhet më e pranishme”.

  1. Blanc i ftoi të rinjtë e pranishëm të bëhen pjesë e sistemit bankar duke i kujtuar që një bankë është në qendër të ekonomisë dhe sektori bankar është i shëndoshë dhe rregullat e tij të veprimit janë shumë të qarta.

Gjithashtu, Z. Blanc i orientoi drejt Bankës Societe Generale Albania, e cila ofron një mjedis dinamik dhe kreativ. “Banka Societe Generale Albania është shembulli i një kthese shumë të suksesshme nga një bankë margjinale me performancë të ulët për t’u bërë banka e pestë në Shqipëri në aspektin e aseteve dhe kjo është një arsye shumë e mirë për t’iu bashkuar skuadrës tonë “.

About the Author

Të nderuar klientë,

Na ndihmoni t’ju japim një shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë bankar.

PËRDITËSONI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE.

Për më shumë informacion telefononi FALAS në 0800 48 48 ose drejtohuni në degën më të afërt të bankës.

Banka juaj, skuadra juaj !