Qëllimi i përdorimit të skemës së shpërblimit për punonjësit e Bankës Societe Generale Albania është arritja e targetave dhe objektivave të vendosura nga supervizori i tyre. Skema e shpërblimeve ka si qëllim të shtojë rezultatet e punonjësve dhe cilësinë e shërbimit dhe produkteve në mënyre që të rriten rezultatet e gjthë bankës.

Të gjithë punonjësit e bankës janë pjesë e një skeme shpërblimi bazuar në pozicionin përkatës. Në rast se një punonjës është pjesë e një skeme ai nuk mund jetë pjesë e një skeme tjetër shpërblimi në bankë.

Përbërësit e shpërblimeve në Bankën Societe Generale Albania janë ndarë në tre komponentë

  1. Paga bazë (fikse)
  2. Paga variable
  3. Përfitime të tjera

1. Paga bazë

Përfaqëson të ardhurat bruto përjashtuar përfitimet e tjera dhe bonuset dhe është e lidhur me pozicionin, performancën dhe eksperiencën në pozicion.

2. Paga variable

Është e lidhur me rezultatet e performancës vjetore të punonjësve dhe shitjet e kryera. Procesi i vlerësimit të performancës së stafit bëhet çdo vit. Vlerësimi i performancës bëhet e ndarë në dy pjesë, vlerësimi cilësor dhe vlerësimi sasior.

Bonusi për forcën shitëse bazohet në shitjet e realizuara gjatë tremujoëve dhe shpërndahet çdo tremujor forcës shitëse bazuar në rezultate (4 herë në vit).

Bonusi për stafin suport të Drejtorisë së Përgjithshme shpëndahet një herë në vit bazuar në performancën vjetore pa tejkaluar buxhetin e akorduar për këtë bonus.

Drejtuesit Ekzekutiv kanë të njëjtën skemë bonusi si stafi suport në Drejtorinë e Përgjithshme.

Për Drejtuesit Ekzekutivë të cilët kanë kontratë me Grupin Societe Generale atëhere bonusi i tyre përcaktohet nga grupi

Këshilli Drejtues shpërblehet në bazë të një marrëveshje me një pagesë fikse mujore.

3. Përfitime të tjera

Përfitime të tjera mund të jenë në formë monetare ose jo monetare si më poshtë :

  • Aksione (sipas politikave të grupit)
  • Shpërblim për leje lindje
  • Kontroll mjekësor
  • Paketa telefoni
  • Dieta për udhëtime
  • Karburant
  • Dhurata për fëmijët në vitin e ri
  • Shpërblim një pagë

Pershendetje,

Ju informojme se faqja societegenerale.al do te jete aktive dhe per pak kohe. Te gjitha sherbimet tona do ti gjeni ne website e ri otpbank.al.

OTP Bank nga data 8 Prill 2019 eshte Aksionari i vetem me 100% te aksioneve. Per me shume klikoni ketu.