Daniela Hristova
Nën Kryetare e Këshillit Drejtues
Kryetare e Komiteti i Kompensimeve dhe Përfitimeve

Viti i emërimit të parë: 2015 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2019

Biografi
Znj. Daniela Hristova është diplomuar për Juridik në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes (Bullgari), me diplomë Master në Biznesin e Korporatave dhe Qeverisjen Korporative nga Universiteti Ekonomik i Varnës.

Znj. Hristova filloi karrierën e saj në Dhjetor 1992 si Prokurore Publike e re në Varna. Nga Maji 1993 deri në Korrik 1995 ajo ka qenë juriste e brendshme pranë Expressbank AD në Varna. Nga Gushti 1995 deri në Nëntor të vitit 2001 ajo u pranua në Dhomën e Avokatisë si Juriste e Pavarur, me fusha kryesore të ekspertizës në transport, kompani, tregti, ndërtimin e anijeve, riparimin e anijeve dhe ligjin e taksave.w.

Ajo u bashkua me Societe Generale Expressbank AD në Dhjetor të vitit 2001 dhe kaloi nga Drejtore e Departamentit Ligjor në Anëtare e Bordit Drejtues, përgjegjëse për prokurimet dhe Sekretare Korporative. Zëvendëskryetare e Komitetit Ligjor të Shoqatës Bullgare të Bankave nga viti 2008 deri në vitin 2014 dhe Anëtare e Gjykatës së Arbitrazhit të Depozitimit Qendror që nga viti 2009.

Jitka Pantuckova
Kryetare e Këshillit Drejtues
Kryetare e Komitetit të Kontrollit

Viti i emërimit të parë: 2015 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2019

Biografi
Një shtetase çeke, Znj. Jitka Pantuckova është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare nga Shkolla e Ekonomisë në Pragë (Republika Çeke) dhe ka një PhD nga Instituti i Ekonomisë të Akademisë Çekosllovake të Shkencave (Republika Çeke).

Znj Pantuckova e filloi karrierën e saj në vitin 1973 si redaktore në Agjencinë e Shtypit Çekosllovake. Në Mars të vitit 1991, ajo u propozua Drejtore e Departamentit të Territorit të Investiční a Poštovní banka, a.s (IPB). Në Tetor 1992 ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Bankave Korrespondente dhe të Biznesit Ndërkombëtar. Në Qershor të vitit 1998 ajo u caktua Drejtore e ekipit të veçantë të IPB-së për Euro dhe BE-në. Në Qershor të vitit 2000 IPB, A.Ş. kaloi nën sipërmarrjen e ČSOB, a.s. dhe Znj Pantuckova u emërua Drejtore e Ekipit të veçantë të projektit të CSOB-së për Euro dhe BE-në.

Ajo ishte Drejtore Ekzekutive dhe Anëtare e Komitetit Drejtues përgjegjëse për Operacionet pranë Komercni Banka, a.s. nga viti 2002 deri në vitin 2009.

Në Prill 2004 ajo u përzgjodh si “Menaxheri i Vitit 2003” në Republikën Çeke.

Nga muaji Janar 2010 deri në muajin Janar të vitit 2015, ajo ishte anëtare e Ohridska Banka, Societe Generale AD në Ohër dhe Presidente e Këshillit Drejtues. Ndërsa nga Qershori 2010 deri në Janar 2015, ajo ka kryesuar Komitetin e Kontrollit të Bankes Societe Generale Montenegro.

Që nga muaji Qershor 2015 ajo është Kryetare e Këshillit Drejtues të Societe Generale Albania dhe duke filluar nga muaji Shtator 2015 ajo kryeson gjithashtu edhe Komitetin e Kontrolli.

Marie Le Picard
Anëtare e Këshillit Drejtues
Viti i emërimit të parë: 2017 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2021

Biografi
Znj. Marie Le Picard, shtetase franceze, është Laureate e Ekonomisë dhe Financave të Institutit të Shkencave Politike “Sciences Po” të Parisit dhe e diplomuar me nderime në Masterin e Financave të Korporatave dhe Inxhinierisë Financiare nga Universiteti i Parisit IX – Dauphine (DESS 225).

Zonja Le Picard e filloi karrierën e saj në vitin 1997 me firmën Arthur Andersen Paris, në praktikën e Sigurimit të Shërbimeve Financiare. Në vitin 2000, ajo u transferua në Nju Jork, SHBA, duke kryer detyrat e auditimit fillimisht me Arthur Andersen LLP dhe më pas me këshillimin e financave të korporatave, me Arthur Andersen Corporate Finance LLC.

Në vitin 2002 Marie u bashkua me Societe Generale, Dega e Nju Jorkut, në Grupin Infrastruktura dhe Asetet Financiare të SG CIB, duke krijuar dhe strukturuar transaksionet e financimit të aseteve për klientët kryesorë të SG. Ajo e vazhdoi këtë lloj aktiviteti në Paris duke filluar nga viti 2005 dhe u promovua si Drejtore në vitin 2008.

Që nga viti 2011, ajo ka punuar në Rajonin e Evropës të Shërbimeve Ndërkombëtare Bankare dhe Financiare (IBFS) të Societe Generale, si Supervizore Filiali e degëve të ndryshme të SG në Rajonin e Evropës. Ajo ka qenë gjithashtu anëtare e filialeve të shumta (Bank Republic, në Gjeorgji deri në vitin 2016; BRD Finance, deri në Maj 2017) dhe është aktualisht anëtare e Këshillit Drejtues të SG Serbja.

Aleksandër Xhuvani
Anëtar i Këshillit Drejtues
Viti i emërimit të parë: 2013 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2017

Biografi

Z. Aleksandër Xhuvani është diplomuar fillimisht në Inxhinieri Elektrike për Industri, në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës (Shqipëri), pastaj u diplomua përsëri si Inxhinier në Elektronikë Industriale dhe DEA (Diplôme d’Etudes Approfondies) në fushën e Inxhinierisë Elektrike në ENSEEIHT (Ecole Nationale Supérieure d’Electrotechnique, d’Electronique, Informatique et d’Hydraulique de Toulouse) në Francë. Më vonë ai mori gradën shkencore “Doktor” nga Instituti Politeknik Kombëtar i Toulouse dhe kohët e fundit është diplomuar me Master në Administrim Biznes pranë Universitetit Montesquieu-Bordeaux IV, në Francë.

Z. Xhuvani e filloi karrierën e tij shkencore në Shtator të vitit 1985 si studiues pranë LEEI (Laborator i Elekroteknikës dhe Elektronikës Industriale) të ENSEEIHT. Nga muaji Nëntor 1989 deri në Janar 1992 mori postin e Pedagogut në Fakultetin e Inxhinierisë pranë Universitetit të Tiranës. Nga muaji Janar 1992 deri në Janar 2008 ka qenë i emëruar Drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) dhe ka mbajtur postin e Profesor me kohë të plotë pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

 

Që nga Janari i vitit 2008, Z. Aleksandër Xhuvani mban postin e Profesorit me kohë të plotë në Departamentin e Shkencave Kompjuterike pranë Fakultetit të Teknologjisë Informative të UPT. Ai është Anëtar i Këshillit Shtetëror Shqiptar për Arsimin e Lartë dhe Shkencën, Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe që nga viti 1998 mban postin e drejtorit të “Institut Français de Gestion” të Tiranës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

Julien Roche
Anëtar i Këshillit Drejtues
Viti i emërimit të parë: 2011 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2017

Biografi
Z. Julien Roche, shtetas francez, është diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni nga ISEP (Instituti i Lartë i Elekctronikës në Paris) në Francë, me diplomë Master në Shkencat Ekonomike nga Universiti Multikulturor Ndërkombëtar në Roseau, në Komonuelthin e Dominikës. Me Dekretin e Kryeministrit francez Francois Fillon, të datës 21 Dhjetor 1993, ai u propozua si Këshilltar i Tregtisë së Jashtme të Francës.

Në Shtator 2011, Julien Roche u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.
Në Korrik 2015, Z. Roche u nderua me titullin “Chevalier de la Légion d’Honneur”.

Aktualisht, Drejtor i Përgjithshëm dhe aksionar i disa kompanive: Green Technologies, Ylliad, Wenerg sh.a., Albitoil, OLIM, «Media 5» dhe «Helicopters Albania». Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të “Bitumen Selenice”, Kryetar i Këshillit Drejtues të Grupit IGE Sh.a.

Frédéric Blanc
Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv
Viti i emërimit të parë: 2013 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2018

Biografi
Frédéric Blanc, shtetas francez, është diplomuar në Ekonomi dhe Financë pranë Institutit të Shkencave Politike “Sciences Po” në Paris (Francë) dhe ka diplomë Master në Menaxhimin e Biznesit Ndërkombëtar (DESS) nga Universiteti Louis Pasteur në Strasburg, Francë .

Ai ka punuar në industrinë bankare për 25 vjet dhe ka qenë në poste të shumta drejtuese në Francë dhe rrjetin ndërkombëtar në Azi, pranë Grupii Société Générale, një nga grupet më të mëdha financiare në botë, I pranishëm në 85 vende, me më shumë se 155 000 punonjës.

Frédéric Blanc e nisi karrierën e tij në muajin Janar 1992 në Departamentin e Inspektimit të Societe Generale. Më pas ka qenë përgjegjës për shumë funksione të “Banque de Detail en France” dhe në Azi, veçanërisht në Kinë nga 2007 deri në 2010 si Zëvendës Drejtor i Divizionit të Retail në Societe Generale (China) Ltd, Selia Qendrore e Pekinit dhe në Vietnam nga viti 2011 deri në Korrik 2013 si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm dhe përfaqësues i Grupit SG në Këshillin Drejtues të SeABank.

Në Gusht 2013, ai u zgjodh Zëvendëskryetar i Parë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Që nga viti 2014, ai u emërua si Këshilltar i Tregtisë së Jashtme të Francës dhe Anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Natasa Mohorcic Zobec
Anëtare e Komitetit të Kontrollit
Kryetare e Komitetit të Riskut

Viti i emërimit të parë: 2016 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2020

Biografi
Natasa Mohorcic Zobec, shtetase sllovene, është diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës (Slloveni) dhe është Auditor i Brendshëm i Autorizuar nga Instituti Slloven i Auditorëve.

Natasa Mohorcic Zobec e nisi karrierën e saj në vitin 1990 si konsulente në zhvillimin e miratimit të investimeve për personat juridikë. Së bashku me kolegët e saj, ajo krijoi një sistem të kompanive të klasifikimit të kredive pranë SKB Banka. Rreziqet e kredisë dhe rreziqet e tjera kanë qenë gjithmonë bashkë gjatë zhvillimit të karrierës së saj. Analiza e riskut të kredisë solli një bashkëpunim më të ngushtë me auditorët e jashtëm dhe kontakt me profesionin e auditimit.

Në vitin 1995, ajo mori përsipër menaxhimin e auditit të brendshëm. Gjatë kësaj periudhe, ajo përfundoi gjithashtu studimet pasuniversitare në fushën e auditimit të brendshëm pranë Institutit Slloven të Auditimit.

Në vitin 2005, ajo u promovua në Zëvendës Drejtore e Divizionit të Financës pranë SKB Banka dhe në 2007 si Drejtore.

Natasa Mohorcic Zobec është gjithashtu ligjëruese në konferenca dhe seminare në fushën e auditimit të brendshëm dhe menaxhimit të rrezikut dhe pjesë e Këshillit të auditorëve të brendshëm të Shoqatës Sllovene të Bankave.

Diana Ylli (Golemi)
Anëtare e Komitetit të Kontrollit

Viti i emërimit të parë: 2016 – Viti në të cilin do të skadojë mandati ekzistues: 2020

Biografi
Diana Ylli (Golemi), shtetase shqiptar, është diplomuar në Ekonomi nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës (Shqipëri), me një diplomë pasuniversitare në Informatikë dhe gjithashtu në Sociologji. Që nga viti 1997, ajo mban titullin Ekspert Kontabël i Regjistruar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA) dhe nga viti 2011 është Audituese e Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Audituesve të Kosovës (SCAAK). Ajo ka 30 vjet përvojë në profesionin e saj.

Diana Ylli (Golemi) e filloi karrierën e saj në vitin 1986 si programuese në Departamentin Ekonomik të Ministrisë së Industrisë së Lehtë në Tiranë (Shqipëri). Prej Korrikut 1993 deri në Nëntor të vitit 1997 ishte Drejtore Finance pranë Departamentit të Kontabilitetit të Shoqërisë së prodhimit të Miellit Tirana.

Prej Nëntorit 1997 deri në Maj të vitit 1999, ajo ka punuar në kompaninë e auditimit “Deloitte & Touche”.

Në vitin 1999, Diana Ylli (Golemi) ishte një nga themeluesit e kompanisë “ILD-99 Audit” sh.p.k, një nga firmat më të mëdha të pavarura të auditimit në Shqipëri.

Për dy mandate të njëpasnjëshme (6 vjet, nga viti 2006 – 2012), ajo kryesoi me sukses Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë.

Pas 17 vjet eksperiencë në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë në auditim dhe kontabilitet si Partnere Drejtuese e ILD-99, në vitin 2015, ajo u bashkua me Mazars. Aktualisht është një partner auditimi i Mazars në Shqipëri.

Gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, ajo ka ofruar shërbime në shërbime të auditimit, taksave dhe shërbimeve të tjera këshilluese. Përvoja e saj mbulon industri të ndryshme duke përfshirë: energjinë dhe shërbimet, teknologjinë dhe telekomunikacionin, ndërtimin, prodhimin, shpërndarjen, sektorin publik, projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe OJQ-të.

Diana Ylli është gjithashtu një trajner i certifikuar i auditimit dhe trajnuese e SNRF.

Të nderuar klientë,

Na ndihmoni t’ju japim një shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë bankar.

PËRDITËSONI TË DHËNAT TUAJA PERSONALE.

Për më shumë informacion telefononi FALAS në 0800 48 48 ose drejtohuni në degën më të afërt të bankës.

Banka juaj, skuadra juaj !