Societe Generale Albania marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Në datën 02.07.2018, Societe Generale Albania së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dy banka dhe pesë insitutucione të mikrokredisë, i është bashkuar nismës së kësaj ministrie për mbështetjen e investimeve në sektorin e bujqësisë.
Ato kanë nënshkruar ditën e djeshme një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim lehtësimin e procesit të kredimarrjes për fituesit e programit IPARD II dhe që do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR.
Marrëveshja u nënshkrua për Societe Generale Albania nga z. Frederic Blanc.
Në fjalën e tij, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, falënderoi të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse dhe theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje.
Ai gjithashtu, theksoi faktin që sektori i bujqësisë “po kthehet në një magnet për rialokimin e investimeve nga sektorët e tjerë dhe rritjen e interesit të investitorëve për të investuar në bujqësi”.