Comment are off

Societe Generale Albania: Partner zyrtar i Startup Live Tirana, edicioni i shtatë!

Startup Live Tirana zhvilloi për të shtatin vit rresht edicionin e radhës në ambjentet e Fondacionit “Ivanaj”. Ky aktivitet solli ide, projekt-ide në frymën e StartUp –it. Përmbajtja mjaft e larmishme, provoi edhe një herë dinamizmin e të rinjve shqiptarë dhe vullnetin e tyre për të qenë sipërmarrës.

Ky aktivitet u organizua në tre ditë të rëndësishme, shoqëruar me një axhendë mjaft interesante ku përfshiheshin lojëra me qëllim integrimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në sipërmarrje të reja. Ceremonia e mbylljes së këtij eventi, përfundoi me votimin e një jurie të përzgjedhur, të përbërë nga figura të suksesshme të jetës së biznesit, pjesë e së cilës ishte dhe Banka Societe Generale Albania. Aktiviteti shperbleu 5 nga pjesëmarrësit me çmime dhe me vazhdimësi për zhvillimin më tej të ideve të propozuara.

Znj. Jonila Janku, Drejtore e Departamentit të Marketing –ut pranë Societe Generale Albania, ishte pjesë e jurisë së këtij eventi si përfaqësuese e Bankës. Në intervistën e mëposhtme, Znj. Janku ka ndarë me ne mbresat dhe mendimet me të cilat e ka lënë ky event dhe na ka treguar disa plane për evente te ngjashme në të ardhmen.

 

  • Mund të ndani me ne ndjesitë që ju la ky event tre – ditor?

Start-up Live Tirana, është një organizim që ka vite i njohur në Shqipëri. Ashtu edhe për mua nuk ishte i pari vit që merrja pjesë në këtë aktivitet. Vit pas viti mrekullohem me rritjen e cilësisë në çdo aspekt, si për organizimin e aktivitetit edhe për cilësinë dhe larminë e pjesëmarrësve. Po ashtu edhe numri i mbështetësve vjen në rritje dhe përmirësim. Ajo që unë gjej në këtë event të Start-up është ekzaktësisht modeli që duhet të ndjekin të rinjtë shqiptarë. Madje unë do ia sugjeroja të gjithëve, edhe atyre që nuk kanë një ide për të propozuar dhe për të zhvilluar, të vijnë e të marrin pjesë gjatë ditëve të punës në grup pasi do iu sherbejë. Si? Duke u frymëzuar për aktivitete cilësore të cilat janë shumë të dobishme në jetën e të rinjve sot. Po ashtu, këto aktivitete janë mjedisi i duhur ku dijet mund të aplikohen dhe të pasurohen. Në të njejtën kohë, mund të bejnë miq të rinj shumë cilësorë dhe të mësojne sesi trajtohet një ide e re inovative për biznes.

 

  • Si lindi idea për t’u bërë partner me “Startup Albania”?

Siç ju shpjegova më parë, për SGAL edhe për mua, Startup live Tirana nuk është i panjohur. Ne e kemi mbështetur edhe më parë. Sapo u njoftuam, vendosëm të jemi me ta sërish, sepse ne besojmë tek Inovacioni, tek vlerat e përkushtimit dhe tek forca e punës në grup.

 

  • Sa i mbështet SGAL inisiativat që promovojnë teknologjinë dhe biznesin përmes politikave bankare?

E vërteta është që çdo vit kemi përzgjedhur një aktivitet rreth Start up-ve dhe inovacionit. Si i gjithë Grupi SG, edhe SGAL ka interes të posaçëm për të renë dhe inovativen. Ne dëshirojmë jo vetëm të marrim nga këto ide që ofrohen, por edhe t’ju japim grupeve krijuese mundësinë të mësojnë për bankën, të punojnë bashkë me ne në formë inkubimi në Bankë, dhe pse jo të zhvillojmë e të sjellim në jetë këto propozime kurajoze.

 

  • A keni menduar që në të ardhmen të akordohet edhe një çmim nën logon SGAL dhe a do të vijojë mbështeja për të tilla inisiativa?

Sigurisht! Madje ne e kishim njoftuar këtë çmim potencial edhe për këtë edicion. Për të përzgjedhur fituesin, ai duhet të sillte një ide lidhur me fushën e shërbimeve financiare, por grupet e kishin nisur punën prej shumë muajsh më herët dhe kur ne morëm vendimin, ishte pak vonë. Për këtë arsye, u vendos që do krijohet një event i ri i fokusuar tek Financial Ideas i mundësuar nga SGAL. Dhe fituesi do ketë mundësinë të punojë në Bankë deri në lançimin e idesë fituese. Shpresojmë që të rinjtë të gjejnë interes, pasi bota e bankës është e pafund dhe shumë sfiduese. Një ditë edhe ata do jenë klientë të një banke dhe do ishte bukur të përdornin produktin apo shërbimin e krijuar nga vetë ata!

About the Author